​Ministri Sveçla, bisedë telefonike me homologun e tij nga Austria

Aktuale

​Ministri Sveçla, bisedë telefonike me homologun e tij nga Austria

Më: 21 prill 2021 Në ora: 13:02
Xhelal Sveçla

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e Brendshëm të Austrisë, Karl Nehammer.

Gjatë kësaj bisede telefonike u fol lidhur me marrëdhëniet e mira që kanë dy vendet, dhe u ri-konfirmua se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe më tej në avancimin e institucioneve që ofrojnë sigurinë.

Gjithashtu, ministri Nehammer shprehu gatishmërinë e shtetit të Austrisë për përkrahje të mëtejme për Republikën e Kosovës.

Dhe në veçanti për Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe institucioneve të sigurisë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat