Shala kërkon lirim ose ulje të dënimit për të burgosurit që kanë diagnoza terciare

Aktuale

Shala kërkon lirim ose ulje të dënimit për të burgosurit që kanë diagnoza terciare

Më: 21 prill 2021 Në ora: 13:51
Behxhet Shala

Një i burgosur ka vdekur sot në Klinikën e Neurologjisë në Qendrën Klinikë Universitare të Kosovës (QKUK). Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) ka reaguar duke thënë se për tetë muaj në Kosovë kanë vdekur katër të burgosur me diagnozë terciare.

Me ç’rast drejtori ekzekutiv i KMDLNj-së, Behxhet Shala ka kërkuar edhe njëherë që të lirohen nga burgjet kategoria e cila nuk paraqet rrezik dhe të tjerë që e kanë vuajtur një pjesë të madhe të dënimit.

Shala tha se shërbimi shëndetësor i burgjeve ka bërë kërkesë në gjykatë për lirimin e këtyre kategorive por që për këtë nuk është bërë asgjë përshkak të mungesës së një baze ligjore.

Shala: Prej fillimit të pandemisë kemi kërkuar që të lirohen nga burgjet një kategori e të burgosurve

“Menjëherë pas fillimit të pandemisë KMDLNj kanë propozuar që të zvogëlohet numri i të burgosurve dhe të lirohen nga burgjet një kategori e cila nuk paraqet rrezik dhe të tjerë që e kanë vuajtur një pjesë të madhe të dënimit. A nuk është ndërmarr asnjë veprim, në mesin e tyre kanë qenë 25 të dënuar e që kanë pas diagnoza terciare apo sëmundje të pashërueshme dhe për të cilët kemi kërkuar ose të lirohen ose t’iu zëvendësohet masa e burgut me një masë më të letë. Gjithashtu edhe shërbimi shëndetësor i burgjeve iu ka bërë kërkesë gjykatave që të ndërmarrin masa mirëpo në mungesë të një baze ligjore gjykata nuk ka pas mundësi t’i liroj por ka pas raste kur është biseduar për pezullimin e dënimit[...]Ne kemi kërkuar që të ndërtohet ligji dhe të mundësohet një kategori e të burgosurve dhe një numër i tyre që janë afër 20 të lirohen nga vuajtja e dënimit qoftë që nuk paraqesin rrezikshmëri apo t’iu zëvendësohet masa e dënimit me një masë tjetër”, tha ai.

Shala nuk e konsideron zgjidhje pezullimin meqë siç thotë nuk ua mundëson të burgosurve largimin nga ambientet e burgut.

Shala: Pezullimi nuk është zgjidhje

“Nëqoftëse vazhdon kështu, atëherë numri i vdekjeve të të burgosurve do të jetë i njëjtë apo do të rritet dhe në këtë mënyrë do t’ua vështirësoj punën edhe Shërbimit Shëndetësor i cili nuk mund të bëjnë asgjë më tepër sepse ata bëjnë aq sa munden sepse nuk ka një bazë ligjore që e mundëson lirimin e të burgosurve por vetëm pezullon. Por pezullimi për KMDLNj nuk është zgjidhje sepse nuk ua mundëson të burgosurve që të largohen nga ambienti i burgut sepse pas një kohe do të kthehen sërish në burg”, deklaroi ai.

Ai thotë se megjithëse shërbimi shëndetësor i burgjeve bënë përpjekje e saj rreth rasteve të të sëmurëve, por që thekson se nuk ka kuadro të mjaftueshme për trajtimin e rasteve me sëmundje më të rënda.

Shala: Kërkuam një spital brenda ShKK-së por nuk u bë asgjë

“Realisht shërbimi shëndetësor i burgjeve bën përpjekje mirëpo nuk ka kuadër profesional të mjaftueshëm por nuk ka të fort iu cili merret me këto diagnoza të rënda sepse edhe jashtë ata që kanë mundësi të shkojnë nëpër klinika tjera e kanë probleme të trajtojnë këto sëmundje. Ne nuk mund t’i bëjmë përgjegjës as shërbimin korrektues dhe as shërbimin e spitaleve të burgjeve sepse ata i shfrytëzojnë mundësitë që kanë mirëpo nuk kanë mundësi...janë disa probleme e pengesa për reagim të shpejtë për të burgosurit ne patëm kërkuar që të ndërtohet një spital brenda Shërbimit Korrektues e i cili do të ishte i pajisur me profesionistë thuajse të të gjitha fushave[...]por deri tash nuk është ndërmarr asnjë veprim. Është bërë një zgjidhje por që për neve nuk është zgjidhej që janë ndarë disa dhoma për të burgosurit sepse ajo nuk është e përshtatshme as për të burgosurit e as për spitalet sepse nuk është në rregull që në klinikat e QKUK të hyhet e të shihet korridori me policë. Çdo vend e ka një spital brenda institucioneve mbajtëse dhe kështu duhet të veproj edhe Kosova”, tha Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat