Ministria Vitia takohet me ambasadorin Orlando, diskutojnë për vaksinat dhe masat anti Covid

Aktuale

Ministria Vitia takohet me ambasadorin Orlando, diskutojnë për vaksinat dhe masat anti Covid

Më: 21 prill 2021 Në ora: 14:39
Foto nga takimi

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka pritur sot në takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, Nikola Orlando.

“Në këtë takim është biseduar për pandeminë COVID-19, procesin e vaksinimit dhe mbështetjen që Kosovës i kanë dhënë partnerët ndërkombëtarë në ballafaqimin me sfidën e pandemisë”

Ministri Vitia ka falenderuar Italinë për mbështetjen që i ka ofruar Kosovës në luftën ndaj Covid-19.

Njoftimi i plotë i MSH-së:

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, z. Arben Vitia priti sot në takim Ambasadorin e Republikës së Italisë në Kosovë, z. Nicola Orlando.

Në këtë takim është biseduar për pandeminë COVID-19, procesin e vaksinimit dhe mbështetjen që Kosovës i kanë dhënë partnerët ndërkombëtarë në ballafaqimin me sfidën e pandemisë.
Në këtë drejtim, Ministri Vitia ka falënderuar shtetin e Italisë për mbështetje konkrete që i ka ofruar sistemit shëndetësor në Kosovë në luftimin e COVID-19 përmes fuqizimit të kapaciteteve diagnostikuese, por edhe ekspertizës profesionale.

Ministri Vitia dhe Ambasadori Orlando janë pajtuar për fuqizimin e projekteve të përbashkëta në shëndetësi dhe, gjithashtu, kanë theksuar rëndësinë e zbatimit të masave kundër COVID-19 nga ana e të gjithëve në Kosovë si dhe monitorimin e zbatimit të tyre, me qëllim të ruajtjes së shëndetit publik të popullatës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat