Qeveria ndan 6 milionë euro për gastronominë, jep lajmin e mirë edhe për mjekët dhe policët

Aktuale

Qeveria ndan 6 milionë euro për gastronominë, jep lajmin e mirë edhe për mjekët dhe policët

Më: 21 prill 2021 Në ora: 14:57

(E plotësuar 17:44) - ​Hajdari deklarohet për kthimin e mundshëm të masave të reciprocitetit ndaj Serbisë

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari është deklaruar sot në lidhje mbi mundësinë e kthimit të masave të reciprocitetit ndaj shtetit të Serbisë.

Ajo ka thënë se autoritetet kosovare fillimisht do të përdorin mekanizmat e CEFTA-s në këtë drejtim, përfshirë edhe një qasje të unifikuar në bashkëpunim me ndërkombëtarët.

“Jemi në analizën e të gjitha raporteve që kemi me shtetet fqinje të bilancit tregtar. Ne kemi shumë barriera, jo vetëm me Serbinë, por edhe me shtetet tjera fqinje. Ne së pari do t’i përdorim mekanizmat e CEFTA-së. Sot nuk jam këtu për të thënë se do të aplikojmë këtë apo këtë. Jemi për të pasur qasje të unifikuar në bashkëpunim me ndërkombëtarët”, tha Hajdari në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar masa të reciprocitetit për secilin shtet, përfshirë edhe Serbinë. Nga ekzekutivi kanë thënë më herët se një masë e tillë do të vendoset në secilën fushë ku ka veprime të njëanshme, të cilat, sipas tyre, shkelin parimin e barazisë dhe marrëveshjet e nënshkruara.

Për shkak të mospranimit të Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO), në nëntor 2018, Qeveria e atëhershme e Kosovës e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, kishte vendosur taksë doganore, fillimisht 10 dhe më pas 100 për qind, ndaj mallrave të importuara nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina.

Nga qeveria pasuese, e udhëhequr nga Kurti, më 31 mars, 2020 taksa u shndërrua në reciprocitet me Serbinë, gjë që nxiti kundërshtim në Serbi, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkim Evropian. Heqja e kësaj mase ishte vendimi i parë i pasardhësit të Kurtit, Avdullah Hotit, i cili e hoqi reciprocitetin më 6 qershor, gjë që mundësoi rinisjen e dialogut politik mes Prishtinës dhe Beogradit zyrtar.

Në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, që ka nisur më 2011 janë arritur një sërë marrëveshjesh, duke filluar nga lëvizja e lirë e njerëzve e mallrave deri te njohja e targave të automjeteve.

Kompanitë e Kosovës jo rrallë herë kanë pasur vështirësi që të transportojnë mallrat e tyre në Serbi, për shkak se autoritetet ose nuk ua kanë njohur targat e automjeteve, por edhe kanë pasur probleme me njohjen e dokumentacionit të mallrave, ku figuron termi “Republika e Kosovës” si dhe vulat e lëshuara nga Kosova.

Qeverisë Kurti 2 i është bërë thirrje nga BE që procesi i dialogut me Serbinë të vazhdojë pa vonesa dhe pa pengesa.

***

Qeveria ndan 5 milionë euro për mjekët dhe policët

Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës është marrë vendim që të ndahen pesë milionë euro për policët dhe mjekët që janë angazhuar në luftën kundër koronavirusit.

Gjithashtu për gastronominë janë ndarë gjashtë milionë euro.

Krahas kësaj, pesë milionë euro janë ndarë për zyrtarët policorë dhe mjekët të cilët kanë qenë të angazhuar për të zbatuar masat kundër COVID-19, ndërsa 6 milionë për bizneset e gastronominë.

“Urime Xhelal”: Kurti i uron ditëlindjen Sveçlës në mbledhjen e qeverisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka uruar ditëlindjen ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në mbledhjen e Qeverisë,.

Në fund të mbledhjes së Qeverisë, Kurti i ka uruar Sveçlës ditëlindjen.

“Të nderuar ministra dhe zëvendësministra, vjen një moshë që festimi i ditëlindjes është pak i vështirë për shkak të vjetëve. Por më duhet që të ju njoftoj se sot ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, e ka ditëlindjen. Urime Xhelal edhe po kaq të tjera”, ka qenë urimi i Kurtit.

Ndërkaq në mbledhjen e sotme të Qeverisë u morën disa vendime, ku njëri ndër ta ishte subvencionimi i bizneseve me 6 milionë euro, si dhe paga shtesë për mjekët dhe policët.

​Qeveria miraton një pako në vlerë 20 milionë euro për ndihmë bizneseve

Ministri i Financave, Hekuran Murtati pas mbledhjes së qeverisë tha se miratuan një pako totale rreth 20 milionë euro.

Për t’i ndihmuar bizneseve, e po ashtu stimuluar sektorin e shëndetësisë dhe sigurisë në përballje me pandeminë Covid 19.

Lidhur me një pako tjetër të rimëkëmbjes, Murati tha se pa u trajtuar fillimisht problemi shëndetësor dhe imunizimi nuk mund flasim për një hapje totale.

Ndërkaq, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari tha se këtë pako e kanë bërë vetëm në bazë të buxhetit që e kanë trashëguar nga qeveria e kaluar.

***

Qeveria e Kosovës është duke mbajtur mbledhjen e saj të rregullt tash prej orës 16:00.

Në të kabineti qeveritar ka ndarë 6 milionë euro për subvencionimin e 50 % të pagës dhe qirasë për bizneset, puna e të cilave u ndalua shkaku i masave kundër pandemisë të marra nga 6 deri me 18 prill.

Pro votuan të gjithë anëtarët e tij.

***

Ka nisur mbledhja e tetë e Qeverisë së Kosovës.

***

Në mbledhjen e tetë të Qeverisë pritet të diskutohen këto pika të rendit të ditës.

Media ka siguruar dokumentin e rendit të ditës. 

Anëtarët e kabinetit qeveritar pritet të shqyrtojnë propozim- vendimin

Shqyrtimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr: 06L-057 për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve. 

Pikë tjetër është edhe shqyrtimi i propozim-vendimit për t’i propozuar kuvendit emërimin e anëtarëve të Komisionit për dhënien e provimit të Jurispodencës.

Po ashtu edhe propozim vendimi për themelin e komisionit ndërministror për investime strategjike.

Disktuim tjetër është edhe propozim vendimi për ndarjen e mjeteve shtesë financiare për pagesë të shtesës në pagë për sektorin e shëndetësisë dhe zyrtarët policor, për shkak të angazhimit të shtuar në punë, në përballje me pandeminë Covid19.

Po ashtu, në këtë mbledhje do të bëhet shqyrtimi i propozim- vendimit për ndarjen e mjeteve financiare për organizatat buxhetore me qëllim të mbulimit të kostos së shtesave për skemat sociale dhe pensionale, për muajt prill- maj- qeshor. 

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat