Vjen një superlajm për doktorët dhe policët

Aktuale

Vjen një superlajm për doktorët dhe policët

Më: 21 prill 2021 Në ora: 15:41
Foto ilustrim

Në ora 16:00 është paraparë të nis mbledhja e radhës e qeverisë së vendit.

Në rend të ditës janë të parapara 9 pika.

Në po të njëjten mbledhje, kabineti i Kurtit do të shqyrtojë propozim- vendimin për ndarjen e mjeteve shtesë financiare për pagesë të shtesës në pagë për sektorin e shëndetësisë dhe zyrtarët policor, për shkak të angazhimit të shtuar në punë, në përballje me pandeminë Covid19.

Poashtu, në këtë mbledhje do të bëhet shqyrtimi i propozim- vendimit për ndarjen e mjeteve financiare për organizatat buxhetore me qëllim të mbulimit të kostos së shtesave për skemat sociale dhe pensionale, për muajt prill- maj- qeshor.

Pikë tjetër është edhe shqyrtimi i propozim vendimit për aprovimin e metodës së pagesës direkte (UN Advance)  në formë të avancit tek UNOPS, në emër dhe për llogari të Ministrisë së Shëndetësisë, si dhe regjistrimi kontabël në SIMFK në kodin përkatës të avancit për pages direkte të huamarrjes (MSH).

Pikë tejtër e rendit të ditës është edhe shqyrtimi i propozim vendimit për të kërkuar nga Presidentja e Kosovës dhënien e autorizimeve ministres së Arsimit, SHkencës, Teknologjisë e Inovacionit për lidhjen e marrëveshjes për financimin dhe drejtimin e zbatimit të projektit Heras+ Arsimit+/Arsimi i Lart, Hulumtim dhe Skencë Aplikative në Kosovë ndërmjet MASHTI-t dhe Agjencisë Asurtiake për Zhvillim – ADA MASHTI

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat