Gërvalla takohet me shefin e EULEX-it, flasin për sundimin e ligjit

Aktuale

Gërvalla takohet me shefin e EULEX-it, flasin për sundimin e ligjit

Më: 21 prill 2021 Në ora: 17:17
Foto nga takimi

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, ka pritur sot në takim shefin e EULEX-it, Lars Gunnar Wigemark.

Ajo me të diskutoi lidhur me zhvillimet aktuale në Kosovë si dhe përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për forcimin e sundimit të ligjit.

Me këtë rast Gërvalla theksoi se Qeveria e Kosovës e ka prioritet çështjen e sundimit të ligjit si element i rëndësishëm edhe për rrugëtimin e Kosovës drejt integrimit evropian e posaçërisht për procesin e liberalizimit të vizave.

Ndërkaq, Wigemark ka potencuar se do të vazhdojnë përkrahjen konkrete për institucionet e Kosovës në fushën e sundimit të rendit dhe ligjit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat