​Osmani takon Bregun, konfirmohet gatishmëria për avancimin e bashkëpunimit rajonal

Aktuale

​Osmani takon Bregun, konfirmohet gatishmëria për avancimin e bashkëpunimit rajonal

Më: 21 prill 2021 Në ora: 17:56
Foto nga vendi i ngjarjes

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani priti sot në takim sekretaren e Përgjithshme të Këshillit Rajonal të Bashkëpunimit Majlinda Bregu, e cila e ka uruar për marrjen e detyrës dhe ka konfirmuar gatishmërinë për vazhdimin e punës së përbashkët në drejtim të avancimit të bashkëpunimit rajonal.

Ndërsa presidentja Osmani theksoi se e vlerëson punën e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal drejt rritjes së bashkëpunimit rajonal dhe përmbushjes së perspektivës euro-atlantike të rajonit.

”Puna juaj ka kontribuar në përmirësimin e jetës së njerëzve në rajonin tonë dhe po vazhdon ta bëjë këtë me iniciativa të ndryshme inovative, të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse”, tha Osmani.

Të dy palët u dakorduan për të vazhduar shkëmbimin dhe komunikimin, derisa diskutuan për mundësitë dhe hapësirën për bashkëpunim më të ngushtë në fushën e inovacionit, digjitalizimit dhe agjendës së gjelbër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat