Kryediplomati gjerman nesër në Prishtinë, ja cili politikan do ta presë në aeroport

Aktuale

Kryediplomati gjerman nesër në Prishtinë, ja cili politikan do ta presë në aeroport

Më: 21 prill 2021 Në ora: 18:21
Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas

Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas, të enjten do të qëndrojë në Kosovë, në një vizitë zyrtare të paparalajmëruar më parë.

Maas pritet të arrijë në ora 14:00 në Prishtinë, ku në aeroportin e Prishtinës do të pritet nga homologia e tij e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz.

Vizitën zyrtare, Ministri i Jashtëm e Gjermanisë e nis me takimin e orës 15:00, ku do të pritet në Presidencë e Kosovës nga Presidentja Vjosa Osmani.

Pas, këtij takimi në agjendë parashihet që Maas dhe Osmani të dalin në një konferencë të përbashkët për media.

Pastaj, në ora 16:30, kryediplomati gjerman i shkon në zyrë shefit të Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti.

Një orë më pas, në 17:30, Ministri gjerman do të zhvillojë edhe një takim zyrtar me homologen e tij të Kosovës Donika Gërvalla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat