Albin ​Kurti, takim njohës me kreun e KFOR-it

Aktuale

Albin ​Kurti, takim njohës me kreun e KFOR-it

Më: 21 prill 2021 Në ora: 18:50
Albin Kurti gjatë takimit me komandantin e KFOR-it Franco Federici

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti së bashku me ministrin e Mbrojtjes Armend Mehaj janë pritur sot në takim nga komandanti i KFOR-it gjeneralmajori Franco Federici në selinë e KFOR-it në Prishtinë.

Takimi u zhvillua në formë të drekës së punës me qëllim të njohjes dhe prezantimit me njëri-tjetrin.

Në takim u bisedua rreth bashkëpunimit midis Qeverisë së Kosovës dhe KFOR-it, situatën aktuale të sigurisë dhe stabilitetin institucional.

Kështu ka njoftuar Qeveria e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat