Mushkolaj: Gazetarët dënohen me gjobë dhe jo me burg

Aktuale

Mushkolaj: Gazetarët dënohen me gjobë dhe jo me burg

Më: 21 prill 2021 Në ora: 19:28
Imer Mushkolaj

Komisioni për Qeverisje Lokale, Zhvillim Rajonal dhe Media i Kuvendit të Kosovës ka përmendur mundësinë e rregullimit të përmbajtjes online të mediave nga ana e Komisionit të Pavarur për Media (KPM).

Kjo nuk është e pranueshme nga kryetari i Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës , Imer Mushkolaj, i cili ka thënë se mediat online kanë monitorues për punën e tyre që bëjnë, duke deklaruar se KMSHK-ja merret me këtë gjë.

“Nuk është hera e parë që ka pasë diskutime për kontrollimin e mediave online. Mediat në Kosovë menaxhohen nga dy organizma, nga Komisioni i Pavarur për Media, i cili merret me televizionin dhe radion dhe Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës, është mekanizëm vetërregullues që merret me gazetat dhe mediat online. Kjo nuk është një demokraci që e kemi shpikur ne, është një praktikë që funksionon në vendet me demokraci të zhvilluar, pra nuk nënkupton se mediat nuk janë nën menaxhim të askujt”.

“Në Kosovë ekzistojnë një mori ligjesh që e rregullojnë funksionimin e mediave dhe të gazetarëve, duke filluar nga Kodi Civil, nëse gazetarët nuk raportojnë si duhet, pra shpifin në shkrimet e tyre, ata dënohen me gjobë dhe jo me burg”, ka thënë Mushkolaj.

Ai në Info Magazine ka theksuar se kushdo që ka ndonjë problem me njërin nga portalet, ankesat e tyre duhet t’i parashtrojë në KMSHK dhe më pas për procedurat tjera janë gjykatat e vendit.

“Si komunitet i gazetarëve nuk jemi duke kërkuar, kurrfarë privilegji, ne vetëm jemi duke kërkuar që kushdo që ka problem me neve, si qytetarët ashtu edhe institucionet duhet t’i ndjekin ligjet dhe procedurat që i ka miratuar Kuvendi i Kosovës. Nëse e shohin që diçka nuk është në rregull në një portal adresa e parë është KMSHK-ja, ne marrim vendimet për ankesat qe vijnë, shkallët tjera janë gjykatat”.

Mushkolaj ka deklaruar se asnjë prokuror nga ka të drejt t’i kërkojë burimet e gazetarëve nëse nuk e ka urdhrin e gjykatës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat