Kryeministri Albin Kurti tregon cili ishte vendimi më i rëndësishëm që morën në mbledhjen e Qeverisë

Aktuale

Kryeministri Albin Kurti tregon cili ishte vendimi më i rëndësishëm që morën në mbledhjen e Qeverisë

Nga: N.Sh Më: 21 prill 2021 Në ora: 20:52
Qeveria e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përmes një shkrimi në Facebook, ka folur për mbledhjen e tetë të Qeverisë i cila u majtë sot dhe që kishte 12 pika të rendit të ditës.

Kurti njëri prej vendimeve më të rëndësishëm e ka veçuar emërimin e Bordit të ri Drejtues të Telekomit të Kosovës.

Kurti ka treguar për miratimin e pakos prej 20 milionë eurove për mbështetje të qytetarëve, bizneseve dhe atyre që janë në vijën e parë kundër pandemisë.

“8.5 milionë euro shtesë u ndanë për të siguruar se asnjë pension nuk mbetet nën 100 euro; 30% shtesë për familjet që marrin ndihmë sociale; 6 milionë euro janë ndarë për të mbështetur pagat e mijëra punëtorëve dhe për ta zbutur barrën e qirasë për sektorët që janë goditur nga pandemia; ndërsa, 5.2 milionë euro janë deleguar për të mbështetur personelin shëndetësor që çdo ditë përkujdesen për familjarët tanë të sëmurë, dhe për policët që duke ruajtur rendin e ligjin, na e ruajnë shëndetin”, ka shkruar Kurti.

Postimi i plotë:

Sot mbajtëm mbledhjen e tetë të Qeverisë, e cila kishte 12 pika të rendit të ditës.

Ndër vendimeve më të rëndësishme që morëm ishte emërimi i Bordit të ri Drejtues të Telekomit të Kosovës. Ne besojmë që kjo ndërmarrje ka potencial për t'u zhvilluar shumë përtej nivelit të saj aktual. Si Qeveri do t'ia ofrojmë bordit të ri përkrahjen që ta jetësojë këtë potencial, por njëkohësisht, si aksionar, do të përforcojmë monitorimin dhe llogaridhënien në këtë ndërmarrje.

Gjithashtu, kemi themeluar Grupin Punues ndërministror për bashkërendimin e punëve për zbatimin e marrëveshjes “Për Mobilitetin në Punë” e nënshkruar në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë. Zbatimi i plotë i kësaj marrëveshje garanton se shtetasit e Shqipërisë lirshëm dhe pa pengesa burokratike do të mund të punojnë në Kosovë, e po ashtu se procedurat e leje qëndrimit për kategoritë e caktuara do të liberalizohen. Kosovarët tashmë gëzojnë këto të drejta në Shqipëri.

Përveç këtyre dy vendimeve, miratuam edhe një pako prej 20 milionë euro për mbështetje të qytetarëve, bizneseve, dhe atyre që janë në vijën e parë të frontit kundër pandemisë. 8.5 milionë euro shtesë u ndanë për të siguruar se asnjë pension nuk mbetet nën 100 euro; 30% shtesë për familjet që marrin ndihmë sociale; 6 milionë euro janë ndarë për të mbështetur pagat e mijëra punëtorëve dhe për ta zbutur barrën e qirasë për sektorët që janë goditur nga pandemia; ndërsa, 5.2 milionë euro janë deleguar për të mbështetur personelin shëndetësor që çdo ditë përkujdesen për familjarët tanë të sëmurë, dhe për policët që duke ruajtur rendin e ligjin, na e ruajnë shëndetin.

Në fund, u miratua propozim vendimi për marrjen e autorizimit nga Presidentja e vendit, për lidhjen e marrëveshjes për financimin dhe zbatimin e projektit HERAS plus/ Arsimi i Lartë, Hulumtimi dhe Shkencat Aplikative, ndërmjet Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovaconit dhe Agjencisë Austriake për Zhvillim ADA. Projekti HERAS plus do ta mbështesë MASHTI-n, në politikat për arsim të lartë, hulumtim dhe inovacion, Agjencinë e Kosovës për Akreditim si dhe institucionet publike të arsimit të lartë në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat