Kurti bisedon me Odën Amerikano-Izraelite për Tregti: Do t’i forcojmë raportet

Aktuale

Kurti bisedon me Odën Amerikano-Izraelite për Tregti: Do t’i forcojmë raportet

Më: 21 prill 2021 Në ora: 20:53
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me të ngarkuarën me punë, Ines Demiri kanë qenë pjesë e ngjarjes së Odës Ekonomike, mes Amerikës dhe Izraelit.

Kurti përmes një postimi në rrjetin social në Twitter shprehet i kënaqur që arriti të flasë me Odën Amerikano-Izraelite për Tregti.

Kurti tha se populli ynë ka një lidhje historike, e që shpreson që këtë lidhje ta forcojnë edhe tani, përmes bashkëpunimi ekonomik.

“Kënaqësi të flas sot në ngjarjen e Odës Ekonomike, Amerikë-Izrael, së bashku me të ngarkuarën me Punë të Kosovës @ InesDemiri1. Populli ynë ka një lidhje historike, dhe ne shpresojmë ta forcojmë atë në të tashmen, veçanërisht përmes bashkëpunimit ekonomik”, shkroi Kurti. 

Kurti bisedon me Odën Amerikano-Izraelite për Tregti: Kemi lidhje historike, do t’i forcojmë raportet

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat