“Ulu aty”, reagon Armend Muja - zbulon të vërtetën se çfarë ndodhi sot në Kuvend

Aktuale

“Ulu aty”, reagon Armend Muja - zbulon të vërtetën se çfarë ndodhi sot në Kuvend

Nga: P.R Më: 21 prill 2021 Në ora: 21:41
Armend Muja ka drejtuar sot një prej mbledhjeve të Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere

Armend Muja, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherit edhe drejtues i Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere, ka drejtuar sot një prej mbledhjeve të këtij Komisioni, ku në një rast është parë duke u sjellë vrazhdë me një prej asistenteve që gjendej brenda mbledhjes.

E përmes një postimi në facebook, ka reaguar vet Armend Muja. Ai ka kërkuar falje publike punëtores së administratës së Kuvendit.

“Rrethanat të cilat sollën tek sjellja ime ekspresive, nuk e arsyetojnë atë, përkundrazi janë mësim të jem shumë më i kujdesshëm dhe respektues ndaj stafit ndihmës të Komisioneve funksionale të Kuvendit. Unë shpreh keqardhjen time për këtë ngjarje, i kërkoj ndjesë publike punëtores së administratës së Kuvendit dhe e mirëpres bashkëpunimin tonë të radhës”, shkruan ndër tjerash deputeti Muja, përcjellë “Bota sot”.

Postimi i plotë:

Reagim

Ngjarja e sotme në takimin e Komisionit për buxhet, punë dhe transfere e shkëputur në media e cila portretizon komunikimin tim me zyrtaren e Komisionit, është një ngjarje me të cilën nuk dua të karakterizohet personaliteti im. Gjatë seancës një nga zyrtaret e Kuvendit po propozonte forma se si të tejkalohej një ngërrç ndërmjet kërkesës së RTK-së për votim të shpejtë të raportit tremujor të shpenzimeve dhe nesh për një raport më të detajuar para votimit. Këto diskutime krijonin pak vështirësi në mbarëvajtje të seancës dhe diskutimeve nga deputetët.

Rrethanat të cilat sollën tek sjellja ime ekspresive, nuk e arsyetojnë atë, përkundrazi janë mësim të jem shumë më i kujdesshëm dhe respektues ndaj stafit ndihmës të Komisioneve funksionale të Kuvendit. Unë shpreh keqardhjen time për këtë ngjarje, i kërkoj ndjesë publike punëtores së administratës së Kuvendit dhe e mirëpres bashkëpunimin tonë të radhës. Në poziten e Kryetarit të Komisionit do të jem bashkëpunues dhe i hapur për të gjithë, deputetët, punëtorët e Kuvendit, mediat, shoqërinë civile dhe gjithë qytetarët e Republikës. Puna që kemi para vetit është me përgjegjësi të madhe, andaj edhe kujdesi ndaj tjerëve duhet të jetë i madh.

Me respekt,

Armend Muja

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat