Haradinaj me porosi për Kurtin

Aktuale

Haradinaj me porosi për Kurtin

Më: 21 prill 2021 Në ora: 21:49
Daut Haradinaj

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka thënë se Albin Kurti tani duhet të fillojë të punojë dhe ta lërë qeverisjen nga Facebook.

“Janë institucione legjitime edhe në zgjedhje e kanë marrë shumicën, edhe në Kuvend të Kosovës tash kanë përgjegjësi që po thotë edhe populli, kanë fillu edhe analistët me i thënë tash grahi punës. Le t’i grahin punës dhe ta lënë qeverisjen në Facebook se nuk është koha e qeverisjes në FB në këto rrethana”, tha ai.

Ai tha se Aleanca nuk ka pasur asnjë arsye të jetë pjesë e votimit.

“Aleanca nuk e ka pas asnjë version të arsyeshëm të jetë pjesë e votimit të presidentit”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat