Ymeri: Kurti ka dhënë shenja që nuk do të pengojë procesin e dialogut

Aktuale

Ymeri: Kurti ka dhënë shenja që nuk do të pengojë procesin e dialogut

Më: 21 prill 2021 Në ora: 21:50
Visar Ymeri

Ish-deputeti Visar Ymeri ka folur për vizitën e Albin Kurtit në Bruksel dhe procesin e dialogut.

Ymeri thotë se Kurti ka dhënë shenja që nuk do të pengojë procesin e dialogut dhe do të merr pjesë në të.

“Po e shohim që ka një ngurrim të madh të Qeverisë Kurti për ta vendosur reciprocitetin. Nuk është siç ka thënë në fushatë Kurti se ndër çështjet e para do të jetë vendosja e reciprocitetit. Nuk po flet më për nevojën për të qenë të barabartë me Serbinë e kështu me radhë por këtë po e vendos në kuadër të rregullave të CEFTA-s”, tha ai.

Duke folur për dialogun, Ymeri thotë se është shqetësuese që edhe me Kurtin ndërmjetësuesit e BE-së para qytetarëve të Kosovës po e mësojnë pozicionin e qeverisë për dialogun.

Ymeri thotë se dialogu nuk po rifillon por është vazhdim i atij të mëparshëm.

“Duhet ta kemi të qartë se SHBA e as BE nuk e konsiderojnë këtë rifillim të dialogut por vazhdim të tij”.

Ish-deputeti thotë se dialogu është i domosdoshëm nëse duam njohje nga Serbia.

“Mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës dialogun po e shohin si një dritare për të arritur më lehtë te njohja nga Serbia”, tha ndër të tjera Visar Ymeri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat