Vdes drejtori i Spitalit të Vushtrrisë

Aktuale

Vdes drejtori i Spitalit të Vushtrrisë

Më: 21 prill 2021 Në ora: 21:51
Spitali i Vushtrrisë

Ka vdekur drejtori i Spitalit ‘Sheikh Zayed’ në Vushtrri, Dr Hajrullah Saraqi.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri përmes një postimi në Facebook.

“I rëndë lajmi për vdekjen e hershme të Dr. Hajrullah Saraqi, Drejtor i Spitalit “Sheikh Zayed” në Vushtrri. Vdekja e dokut është humbje e madhe për shëndetësinë e Vushtrrisë, Spitalin dhe gjithë Kosovën. Në këtë kohë të rëndë të pandemisë, Dr. Hajra ishte në vijën e parë të përballjes me pandeminë e shekullit, i palodhshëm në ndihmë të infektuarve me Covid 19 por edhe të gjithë pacientëve tjerë. Ishte krah i fuqishëm i Shtabit Emergjent Komunal dhe i imi”, shkroi Tahiri.

Po ashtu Tahiri i shprehi ngushëllime familjes Saraqi për humbjen e familjarit të tyre.

“Do të na mungosh shumë dok. U takofshim në një vend më të mirë. Në emrin tim, të familjes time dhe të gjithë qytetarëve të Vushtrrisë i shprehë ngushëllimet më të sinqerta familjes Saraqi dhe gjithë komunitetit shëndetësor të Spitalit Sheikh Zayed dhe qytetit të Vushtrrisë”, shkroi Tahiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat