Avokati Besnik Berisha ‘godet’ Vetëvendosjen për Astrit Deharin

Aktuale

Avokati Besnik Berisha ‘godet’ Vetëvendosjen për Astrit Deharin

Nga: P.R Më: 21 prill 2021 Në ora: 22:10
Avokati Besnik Berisha

Avokati Besnik Berisha, përmes një postimi në facebook ka ‘goditur’ Lëvizjen Vetëvendosjen, e cila tani është në pushtet.

Ai ka shkruar se Vetëvendosje e ka harruar aktivistin e saj Astrit Deharin.

“Grafitet Drejtësi për Astrit Deharin sikur u harruan pas ardhjes në pushtet; Athua zbardhja e rrethanave të vdekjes (për disa vrasjes) se tani të ndjerit Astrit Dehari po varet nga procesi i vetingut, nxerrja e ndonjë koncept-dokumenti apo nga (ç)kapja e sistemit të drejtësisë nga pushteti, se dicka nuk po përmendet si temë”, ka shkruar Berisha, përcjellë “Bota sot”.

“Çfarëdo qoftë arsyeja për këtë heshtje, mirë do ishte mos të vihet në harresë kjo çështje sepse i bie sikur fatkeqësia e tij është përdore për të ardhur në pushtet, e jo për ta zbardhur fatin e tij të vërtetë”, shkruan avokati Besnik Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat