“Jonjerëzore”, Ramush Haradinaj i reagon Kurtit për këtë vendim të Qeverisë

Aktuale

“Jonjerëzore”, Ramush Haradinaj i reagon Kurtit për këtë vendim të Qeverisë

Nga: N.Sh Më: 21 prill 2021 Në ora: 22:34
Albin Kurti dhe Ramush Haradinaj

Lideri i AAK-së dhe ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka reaguar ndaj vendimit të Qeverisë për heqjen e 20 eurove nga shtesat e pensionistëve.

Haradinaj këtë veprim e quan jonjerëzorë.

Ai thotë se nuk po mundet me besu këtë në këtë kohë të vëshitrë.

“S'po muj me besu që të hiqen 20 euro shtesa nga pensionet, në këtë kohë kaq të vështirë.

Jonjerëzore!”, shkruan Haradinaj ën Facebook.

Sot, Qeveria e Kosovës, mori vendim që prej shtesave 30 euro që ishin dhënë nga Qeveria Hoti për pensionistët të ua heq 20 euro.

Tash kryeministri Kurti ka vendosur që vetëm 10 euro të kenë shtesa pensionistët.

Një pensionist përveç pensionit bazë prej 90 eurove tash do të marr 100.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat