Emini: Çdo zvarritje e procesit të dialogut i konvenon këtij politikani serb

Aktuale

Emini: Çdo zvarritje e procesit të dialogut i konvenon këtij politikani serb

Më: 21 prill 2021 Në ora: 22:46
Donika Emini

Drejtoresha ekzekutive e platformës CiviKos, Donika Emini ka thënë se refuzimi për të shkuar në dialog mes Kosovës dhe Serbisë do të ishte në interes të Serbisë.

Emini tha më tej se çdo zvarritje e dialogut i konvenon Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

“Dihet botërisht se çdo zvarritje në proces i konvenon Vuçiqit. Ia kemi thënë edhe Kurtit në takime se çdo refuzim për të shkuar në dialog e ushqen teorinë e Vuçiqit se ne jemi pala problematike dhe se ata gjithmonë janë aty për dialog”, tha Emini.

Emini më tutje shtoi se është e vështirë të pritet që në vitin 2021 mund të ketë marrëveshje finale me Serbinë.

“Në vitin 2021 do të ketë vetëm disa takime aty-këtu për shkak të zgjedhjeve në Serbi dhe shumë vende të BE-së siç është Gjermania”, tha Emini.

Sipas saj zgjedhjet në Gjermani do të kenë ndikim në procesin e dialogut pasi sipas saj do të ketë një hapësirë pas zgjedhjeve në Gjermani derisa të zgjidhet kancelari i ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat