“Eee Hajrë herët shkove”, dedikimi prekës i doktorit për anesteziologun që la Gjermaninë për Kosovën

Aktuale

“Eee Hajrë herët shkove”, dedikimi prekës i doktorit për anesteziologun që la Gjermaninë për Kosovën

Më: 21 prill 2021 Në ora: 23:12
Hajrullah Saraqi

Ka vdekur drejtori i Spitalit ‘Sheikh Zayed’ në Vushtrri, Hajrullah Saraqi.

E për vdekjen e tij është shprehur i pikëlluar kolegu i tij, doktori Elmi Olluri. Ky i fundit përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se anesteziologu Saraqi la Gjermaninë për Kosovën dhe harroj veten për pacientët.

Olluri u ka shprehur ngushëllime familjes dhe kolegëve, derisa thotë se anesteziologjia, mjekësia por edhe Kosova mbeti  pa një ekspert të kalibrit të madh.

Postimi i plotë

Eee vdiq Hajra, “Buldozeri” i gjeneratës, studenti i dhjetave në kohën kur Fakulteti i Mjekësisë në Prishtinë ishte i pari në ish-Jugosllavi.
Anesteziolog që la Gjermaninë për Kosovën, harroi veten për pacientin dhe spitalin që udhëheqte.
Anesteziologjia, mjekësia por edhe Kosova mbet me të vërtet pa një ekspert të kalibrit të madh!
Ka kohë që ngushllime më ngushëlluse nuk kam shprehur se sa pë Hajren me të cilin kaluam shumë kohë së bashku.
Kaluam edhe ditë lufte në ndihmë të popullatës së Luginës.
Në çdo kohë, në çdo situatë ishte energjik dhe i hareshëm!
Ngushëllime të gjthëve, kolegëve, miqëve e në veçanti Familjes!

Eeee Hajrë heret shkove!!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat