Edhe Çun Lajçi reagon pas vendimit për pensione: Mos m’keni përzi me hajna e po iu dukem shumë i pasun?

Aktuale

Edhe Çun Lajçi reagon pas vendimit për pensione: Mos m’keni përzi me hajna e po iu dukem shumë i pasun?

Nga: A.Morina Më: 22 prill 2021 Në ora: 11:31
Çun Lajçi

Aktori dhe shkrimtari Çun Lajçi, ka reaguar ndaj vendimit të qeverisë për uljen e shtesave të pensioneve për 20 euro në krahasim me tre muajt e fundit.

Lajçi kërkoi nga kryeministri Albin Kurti që t’I tregojë se pse i ka hequr 20 euro prej pensioneve.

“S’po m’dhimsen, se tash vjen vera e dal shes libra e mbes gjallë, por po dyshoj mos m’keni përzi me hajna e po iu dukem shumë i pasun?”, shkroi aktori në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Albin

Pashë Çakorrin e Ramushit, a po m’kallxon, pse m’i hoqe 20 euro prej pensionit?

S’po m’dhimsen, se tash vjen vera e dal shes libra e mbes gjallë, por po dyshoj mos m’keni përzi me hajna e po iu dukem shumë i pasun?

Nejse, m’fal që bana be rrejshëm, se Çakorrin e rrou kajtja e mua pleqnia!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat