Hoxhaj: I papranueshëm vendimi i qeverisë për uljen e pensioneve

Aktuale

Hoxhaj: I papranueshëm vendimi i qeverisë për uljen e pensioneve

Nga: A.SH Më: 22 prill 2021 Në ora: 11:59
Enver Hoxhaj

Kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj ka reaguar në lidhje me vendimin e qeverisë për uljen e persioneve.

Ai këtë vendim e ka quajtur skandaloz dhe nëpërkëmbës uljen e shtesave për pensionistët dhe mjekët e infemierët që po luftojnë me pandeminë.

Postimi në Facebook:

Skandaloz, i papranueshëm dhe nëpërkëmbës vendimi i Qeverisë Kurti për uljen e shtesave për pensionistët dhe mjekët e infemierët që po luftojnë me pandeminë. Kjo Qeveri që i la gjyshërit tanë pa vaksina tani po ua zvogëlon edhe atë pak mbështetje që u duhet për ilaçe.

Pritja nga qeveria për ta lehtësuar barrën e rënduar ekonomike, shëndetësore e sociale për qytetarët të goditur nga pandemia, e konkretisht për mjekët, punëtorët shëndetësorë e të moshuarit – përkundrazi u kthy kundër tyre duke përgjysmuar shtesat financiare. Mungesa e dorës së shtetit fatkeqësisht po ndjehet çdo ditë dhe në çdo familje të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat