​Kurti dhe ambasadori i Norvegjisë nënshkruajnë memorandum mirëkuptimi

Aktuale

​Kurti dhe ambasadori i Norvegjisë nënshkruajnë memorandum mirëkuptimi

Më: 22 prill 2021 Në ora: 12:06
Albin Kurti dhe Jens Erik Grondahl

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dhe ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grondahl, nënshkruan sot memorandum mirëkuptimi.

I cili ka për qëllim mbështetjen për qeverinë e Kosovës, kryeministrin, zyrën e kryeministrit dhe zëvendëskryeministrit për integrime evropiane, zhvillim dhe dialog, në kornizë të “agjendës për mbështetje të paqes dhe shtetndërtimit, si dhe avancimit të agjendës evropiane për Kosovën”.

Qeveria nëpërmejt një njoftimi sqaron se me këtë memorandum së bashku me Qeverinë e Mbretërisë së Norvegjisë, përfaqësuar nga Ambasada Mbretërore Norvegjeze, si dhe Grupi për Ballkan (BPRG), ndajnë objektiva të njëjta dhe konfirmojnë bashkëpunimin në mbështetje të Qeverisë së Republikës së Kosovës për paqe dhe prosperitet.

Në emër të Grupit për Ballkan (BPRG), memorandumin e nënshkroi drejtori ekzekutiv, Naim Rashiti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat