Maas fton Kosovën dhe Serbinë të bashkëpunojnë në luftën kundër pandemisë

Aktuale

Maas fton Kosovën dhe Serbinë të bashkëpunojnë në luftën kundër pandemisë

Më: 22 prill 2021 Në ora: 13:51
Heiko Maas

COVID-19 ka shkaktuar pasoja masive tek shumë vende në aspektin ekonomik dhe social.

Për këtë shkak një nga temat kryesore të vizitës së ministrit të Jashtëm të Gjermanisë, Heiko Maas, që do ta zhvillojë në Kosovë dhe Serbi sot dhe nesër.

Para nisjes për në Kosovë Maas, deklaroi se Serbia ka bërë përparim të madh në fushatën e vaksinimit.

Ai tha se Bashkimi Evropian i ka mbështetur vendet e Ballkanit Perëndimor me 650 mijë dozat e vaksinimit.

Kryediplomati gjerman tha se edhe Kosova edhe Serbia, kanë marrë dozat e para të vaksinimit përmes platformës shumëpalëshe të vaksinave COVAX. Heiko Mass, tha se është e rëndësishme që pandemia të luftohet së bashku.

“Pandemia përsëri na ka treguar se sa ngushtë janë të lidhura fatet e Gjermanisë, Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor. Askush në Evropë nuk mbetet i paprekur nga suksesi dhe dështimi i fqinjëve të saj. Fakti që tani mund të ndajmë progresin në rritje të vaksinimit në BE me shtetet e Ballkanit Perëndimor është një moment kyç në luftën e përbashkët kundër virusit. Në bisedat e mia në Prishtinë dhe Beograd, megjithatë, temë e bisedës do të jetë edhe mënyra se si ne mund të trajtojmë më mirë pasojat ekonomike dhe sociale të pandemisë së bashku”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat