Zemaj: Ulja e përkrahjes për personelin shëndetësor, tregon fytyrën e vërtetë të Qeverisë

Aktuale

Zemaj: Ulja e përkrahjes për personelin shëndetësor, tregon fytyrën e vërtetë të Qeverisë

Më: 22 prill 2021 Në ora: 14:20
Armend Zemaj

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, e ka kritikuar Qeverinë Kurti për vendimet të cilat i ka marrë dje.

Sipas Zemajt, zvogëlimi i përkrahjes për personelin shëndetësorë, tregon fytyrën e vërtetë të Qeverisë ndaj më meritorëve.

“Pas një viti në vijën e parë të betejës me virusin vdekjeprurës, një vit plot rreziqe e sakrificë, pa gjumë e pa familje, pa pushime e pa festa, shteti ynë, heronjtë e vet, në vend se t’i shpërblej, ua shkurton shtesat e merituara”.

“Zvogëlimi i përkrahjes për personelin shëndetësorë, heronjtë e ditëve tona, tregon fytyrën e vërtetë të Qeverisë ndaj më meritorëve. Hap prapa në shëndetësi, sikur të çdo ditë të kësaj Qeverie”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat