​Sveçla takohet me ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Daniela Barishiq

Aktuale

​Sveçla takohet me ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Daniela Barishiq

Më: 22 prill 2021 Në ora: 14:54
Foto nga takimi

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla priti sot në një takim njoftues ambasadoren kroate në Kosovë, Daniela Barishiq, të cilën e informoi mbi prioritetet e kësaj ministrie në luftimin e krimit të organizuar, trafikimin, migracionin ilegal.

Ambasadorja Barishiq theksoi përkushtimin e saj për të bashkëpunuar ngushtë për adresimin e këtyre çështjeve.

Ajo vlerësoi lidhjen e ngushtë dhe miqësore që kanë Republika e Kroacisë me Republikën e Kosovës.

Në fund të takimit ministri Sveçla u zotua se do të bashkëpunojë ngushtë për të adresuar nevojat e komunitetit kroat në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat