Osmani pas takimit me ministrin gjerman: Kosova nuk hyn në aventura të rrezikshme të ndryshimit të kufijve

Aktuale

Osmani pas takimit me ministrin gjerman: Kosova nuk hyn në aventura të rrezikshme të ndryshimit të kufijve

Më: 22 prill 2021 Në ora: 16:29
Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Kosova nuk do të hyjë në aventura të rrezikshme siç është ndryshimi i kufijve të Kosovës në kuadër të procesit të dialogut më Serbinë.

Ajo në konferencën e përbashkët me ministrin e Jashtëm të Gjermanisë, Heiko Maas, tha se Kosova do të jetë pjesë e dialogut, por që duhet të rishikohen marrëveshjet e kaluara. Ajo tha se presin që ky proces të përfundojë me njohje reciproke.

“Kosova ka qenë e përfshirë në dialog dhe ka ofruar bashkëpunimin pavarësisht se Serbia ende nuk ka pranuar fajësinë për krimet e kryera në Kosovë, dhe ne do të vazhdojmë të ngrisim zërin për të kërkuar drejtësi. Kosova nuk do të hyjë në avntuar të rrezikshme qoftë me ndryshimin kufijsh që është e shekullit të kaluar por as cenimit të Kushtetutës së Kosovës. Natyrshëm presim që ky dialog  të përfundojë me njohje reciproke”, tha ajo.

Osmani  tha se prioritet i institucioneve të Kosovës, është menaxhimi i pandemisë dhe sigurimi i vaksinës, anti Covid, duke falënderuar Gjermaninë për mbështetjen e deri tanishme, por edhe duke kërkuar ndihmë  për sigurimin e vaksinave.

“Ashtu siç diskutuam me ministrin çështja e parë pritet i institucioneve tona është menaxhimi i pandemisë dhe e falënderova Gjermaninë për ndihmën e dhënë për sigurimin e vaksinave përmes programit Covax”, tha Osmani.

Ajo kërkoi po ashtu që liberalizimi i vizave për Kosovën të ndodhë.

Ne besojmë shumë që Gjermania do të ndikojë tek vendet që janë kundër liberalizimit të vizave për Kosovën dhe integrimin e Kosovës”, tha ajo.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat