Maas: Së shpejti 100 mijë vaksina për Kosovën, po punojmë në realizimin e liberalizimit të vizave

Aktuale

Maas: Së shpejti 100 mijë vaksina për Kosovën, po punojmë në realizimin e liberalizimit të vizave

Më: 22 prill 2021 Në ora: 16:35
Heiko Maas

Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas, tha se gjatë javëve në vazhdim do të arrijnë në Kosovë 100 mijë vaksina.

Ndërsa sa i përket liberalizimit të vizave tha se ky shtet do të angazhohet që të realizohet sa më shpejt.

Ndërsa, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Kosova nuk do të hyjë në aventura të rrezikshme siç është ndryshimi i kufijve të Kosovës në kuadër të procesit të dialogut më Serbinë.

Ajo në konferencën e përbashkët me ministrin e Jashtëm të Gjermanisë, Heiko Maas, tha se Kosova do të jetë pjesë e dialogut, por që duhet të rishikohen marrëveshjet e kaluara. Ajo tha se presin që ky proces të përfundojë me njohje reciproke.

“Kosova ka qenë e përfshirë në dialog dhe ka ofruar bashkëpunimin pavarësisht se Serbia ende nuk ka pranuar fajësinë për krimet e kryera në Kosovë, dhe ne do të vazhdojmë të ngrisim zërin për të kërkuar drejtësi. Kosova nuk do të hyjë në avntuar të rrezikshme qoftë me ndryshimin kufijsh që është e shekullit të kaluar por as cenimit të Kushtetutës së Kosovës. Natyrshëm presim që ky dialog  të përfundojë me njohje reciproke”, tha ajo.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat