Osmani: Liberalizimi i vizave dobëson ndikimin rus

Aktuale

Osmani: Liberalizimi i vizave dobëson ndikimin rus

Më: 22 prill 2021 Në ora: 16:45
Vjosa Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani në një konferencë për media ka folur për ndikimin rus në rajon.

Ajo para mediave bashkë me kryediplomatin gjerman, Heiko Maas, ka thënë se Rusia e ka shtrirë ndikimin e saj në katër fronte.

Në këtë kontekst, ajo përmendi edhe vaksinat.

“Për fat të keq, ndikimi rus në rajonin tonë vazhdon të jetë i mundur nëpërmjet Serbisë dhe është bërë në katër fronte kryesore, ekonomi, politikë, ushtarakisht  nëpërmjet furnizimeve ushtarake dhe kjo nëpërmjet vaksinave. RKS i ka qëndruar besnike orientimit strategjik pro-përendimor. I ka qëndruar lojale SHBA-ve dhe BE-së duke mos pranuar vaksina nga Rusia. Nganjëherë duket se ndëshkohemi me një qasje të tillë, mirëpo qëndrojmë stoik në një qëndrim të tillë”, tha ajo.

Madje ajo tha se largimi i ndikimi rus lidhet edhe me fatin e Kosovës dhe përpjekjet e BE-së për rajonin.

“ Edhe bashkëpunimi ynë sa i përket vaksinave është një bashkëpunim evropian. Sa më shumë që BE e përkrah rajonin tonë në procesin e integrimit, aq më shumë do ta largojë ndikimin rus në rajon. Prandaj është e rëndësishme që BE-ja ta mbajë fjalën në liberalizimin e vizave dhe Gjermania të ketë një rol në këtë rast. Shpresojmë shumë që Gjermania të na ndihmojë në ato shtetet të cilat kanë dyshime për liberalizimin e vizave, mirëpo edhe në integrimin evropian”, tha Osmani. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat