Sindikata e Infermierëve e pakënaqur me shtesat 150 euro, kërkojnë nga 300 euro

Aktuale

Sindikata e Infermierëve e pakënaqur me shtesat 150 euro, kërkojnë nga 300 euro

Më: 22 prill 2021 Në ora: 16:50
Ilustrim

Sindikata e Infermierëve, Mamive dhe profesionistëve të tjerë shëndetësor ka reaguar pas vendimit të Qeverisë që t’u ndajë shtesat në shumën prej 100 eurove.

Kjo Sindikatë ka thënë se që nga muaji maj i vitit të kaluar kanë kërkuar vazhdimisht që punëtorët shëndetësor të cilët punojnë me pacientët me COVID-19 të marrin shtesat nga 300 euro.

“Sindikata e Infermierëve, Mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësorë që nga muaji maj i vitit te kaluar ka kërkuar vazhdimisht që shtesat për punëtorët shëndetësorë që punojnë me pacientët me covid të jenë nga 300 euro. Ne konsiderojmë që virusi është i rrezikshëm për të gjithë njësoj, por ata që janë në vijën e parë të frontit dhe 24 orë pran pacientëve janë infermierët”, thuhet në reagim.

Sindikata i ka bërë thirrje edhe njëherë Qeverisë që të rishikoj vendimin e djeshëm dhe të ndaj nga 300 euro për mjekët, infermierët dhe stafin mbështetës.

“Edhe njëher i bëjmë thirrje Qeverisë së Kosovës, që të rishikoj vendimin e ditës së djeshme dhe të ndaj nga 300 euro për mjekët, infermierët dhe stafin mbështetës dhe poashtu mos të bien pre e manipulimeve të organizatave të caktuara, por të dalin Komision nga ana e Qeverisë në Klinikat ku trajtohen pacientët, vetëm kështu mund të shohin nga afër, që infermierët janë afër pacientëve për 24 orë rresht”, thuhet në reagimin e Sindikatës në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat