Ministri i VV-së publikon listën e bizneseve që përfituan më së shumti nga pakoja e Qeverisë Hoti

Aktuale

Ministri i VV-së publikon listën e bizneseve që përfituan më së shumti nga pakoja e Qeverisë Hoti

Nga: A.M. Më: 22 prill 2021 Në ora: 17:09
Hekuran Murati

Në tetor të vitit të kaluar është shpërndarë pakoja e  Qeverisë Hoti për t`i ndihmuar bizneset e prekura nga pandemia.

Por, tani është bërë publike lista e bizneseve të cilat kanë fituar më së shumti nga pakoja prej 60 milionë eurove.

Këtë listë e ka bërë publike ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, i cili ka thënë se kjo është bërë në  frymën e transparencës.

“Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, në frymën e transparencës, po ashtu edhe në zbatim të marrëveshjes financiare ndërkombëtare me Bashkimin Evropian të nënshkruar dhe ratifikuar në Kuvend”, ka shkruar ai në Facebook.

Postimi i plotë:

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, në frymën e transparencës, po ashtu edhe në zbatim të marrëveshjes financiare ndërkombëtare me Bashkimin Evropian të nënshkruar dhe ratifikuar në Kuvend, publikon listën e 50 bizneseve që përfituan më së shumti nga pako prej 60 milionë eurove, e shpërndarë në tetor të vitit 2020.

Image
Lista
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat