Lista e kompanive më të pasura në Kosovë që përfituan nga Qeveria Hoti përmes Fondit të Rimëkëmbjes Ekonomike

Aktuale

Lista e kompanive më të pasura në Kosovë që përfituan nga Qeveria Hoti përmes Fondit të Rimëkëmbjes Ekonomike

Nga: N.Sh Më: 22 prill 2021 Në ora: 17:56
Avdullah Hoti

Drejtori i Institutit Epik, Demush Shasha, ka reaguar pas publikimit të listës të kompanive në Kosovë që përfituan mijëra euro nga Fondi i Rimëkëmbjes Ekonomike nga Qeveria Hoti.

Shasha ka cituar një deklaratë të ish-kryeministrit Avdullah Hotit, i cili ka thënë se përmes këtij Fondi më së shumti do të përfitojnë bizneset e vogla.

Ndërsa, ai ka thënë se HIB, AL Petrol, UBT, Rezonanca, American Hospital, Kujtesa, Tregtia, Neptun, Viva Fresh Store, ETC… është lista e kompanive më të pasura në Kosovë.

Postimi i plotë:

Kryeministri Hoti me 13 tetor 2020: “Jam shumë i lumtur të ndajë me ju lajmin se kemi filluar shpërndarjen e 60 mil eurove, nga Fondi për Rimëkëmbje Ekonomike. Përmes kësaj mase më së shumti përfitojnë bizneset e vogla të cilat punësojnë prej 1 deri në 50 punonjës.”

Realiteti ⬇️: HIB, AL Petrol, UBT, Rezonanca, American Hospital, Kujtesa, Tregtia, Neptun, Viva Fresh Store, ETC…Dmth kjo listë duket sikur lista e kompanive më të pasura të Kosovës që më së paku kanë pas nevoj për çfarëdo ndihme.

Image

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat