Lauka: Edi Rama po kërkon të marrë rolin e kryesuesit të kombit shqiptar

Aktuale

Lauka: Edi Rama po kërkon të marrë rolin e kryesuesit të kombit shqiptar

Më: 22 prill 2021 Në ora: 22:32
Islam Lauka

Ish ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka, ka thënë se Edi Rama kërkon të marrë rolin e kryesuesit të kombit shqiptar.

Ai ka thënë se përfshirja e VV-së në zgjedhjet në Shqipëri nuk është gabim, por që thotë se interesi kombëtar duhet të jetë mbi atë partiak.

“Nuk ka gjë të keqe që një parti merr pjesë në zgjedhjet në Shqipëri. Do të marrin vota këtë e them. Sigurisht do të bashkëpunojnë me opozitën. E kanë bërë edhe parti tjera në shtete të caktuara. Besoj që interesat tona si dy shtete duhet të jenë kombëtare. Pra kombi të jetë më me rëndësi, ndërsa partitë politike të jenë jashtë kësaj”, ka thënë ai.

“E di si janë marrëdhëniet mes Kurtit dhe Ramës. Rama prej që është futur në politikë, ka pasur dëshirë të jetë protagonist. Atij i pëlqen të quhet baba i kombit. E ka rritur edhe mjekrën. Është simbolike. Rama është i ftohtë në problematikën e Kosovës. Rama i ftohtë ndaj Kosovës, edhe me ia shkëputë një pjesë atij nuk i dhemb. Tash së fundi tha se me minishengen hiqet kufiri mes Kosovës dhe Shqipërisë. Pse ky është problemi? Problem është kufiri mes Kosovës dhe Serbisë e jo ky kufi që thuajse është formal.”, shtoi Lauka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat