“Nuk kam çka lypi”, përgjigjja e Hoxhajt kur pyetet se a do të merrte pjesë me Kurtin në dialog

Aktuale

“Nuk kam çka lypi”, përgjigjja e Hoxhajt kur pyetet se a do të merrte pjesë me Kurtin në dialog

Më: 22 prill 2021 Në ora: 23:23
Albin Kurti dhe Enver Hoxhaj; foto ilustrim nga "Bota sot"

Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka bërë të ditur se do ta refuzonte pjesëmarrjen në dialogun në Bruksel, nëse për një gjë të tillë do ta ftonte kryeminsitri Albin Kurti.

”Absolut jo”.

”Nuk kam çka lypi në Bruksel. Për çka?”, është shprehur Hoxhaj.

”Unë nuk po e shoh unitetin e tyre për pozitën në këtë proces. Për pa e ditë për çka qëndron, parimet, pa i pa qëllimet, pa e parë angazhimin e mirëfilltë ndërkombëtar nuk mund të flas për situata hipotetike, dhe dialogun teknik nuk e kemi mbështetë, dhe nuk e mbështesim”.

Megjithatë ai nuk do të refuzonte një takim paraprak me kryeministrin Albin Kurti, për të diskutuar rreth këtij procesi final të negociatave mes Kosovës e Serbisë.

”Shihemi, takohemi”, deklaroi ai.

Tutje ai dha qëndrimin e PDK-së rreth qasjes karshi këtij zhvillimi, për të cilin tha se ky subjekt që ishte tash e sa vite në këto procese, nuk mund të qëndrojë jashtë këtij rrugëtimi.

”Mund të ketë modele të ndryshme, formate të ndryshme, por PDK që ka pasur rol në këto vitet e fundit, nuk mund të dalim jashtë”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat