Pas Prishtinës, Maas arrin në Beograd, pritet nga homologu serb

Aktuale

Pas Prishtinës, Maas arrin në Beograd, pritet nga homologu serb

Më: 23 prill 2021 Në ora: 00:26
Heiko Maas

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas, ka arritur në Serbi, pas vizitës zyrtare që kishte në Kosovë.

Maas në aeroportin e Beogradit është pritur nga homologu i tij serb, Nikola Selakoviq, shkruan Tanjug.

Ai në Prishtinë është takuar me presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe me ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

Tema të diskutimit ishin vaksinat anti COVID, dialogu Prishtinë-Beograd dhe liberalizimi i vizave për Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat