Tërmkolli me një thirrje për kufijtë dhe frikacakët e politikës, të zgjohemi e të flasim për territoret tona

Aktuale

Tërmkolli me një thirrje për kufijtë dhe frikacakët e politikës, të zgjohemi e të flasim për territoret tona

Më: 23 prill 2021 Në ora: 12:05
Melihate Tërmkolli

Politikanja Melihate Tërmkolli, ka publikuar një status në Facebook, ku ka folur për çështjen e kufijve.

“Edhe Kosova, edhe Shqipëria në të gjitha anët e kufijve rrethohemi me shqiptarë e toka shqiptare. Përgjatë gjithë kufirit të Kosovës me Serbinë, deri përtej Nishit është tokë e shqiptarëve. Njësoj me Malin e Zi, me Maqedoninë e Veriut, me Greqinë.

Pse atëherë frikësohemi aq shumë nga kufijtë dhe sa herë që përmenden kufijtë?!

Këto territore shqiptare janë grabitur me dhunë, me masakra, me dëbime masive të shqiptarëve e me gjenocid. Territoret e shqiptarëve të grabitura nga të tjerët janë miratuar nga Fuqitë e Mëdha të kohës, në Kongresin e Berlinit fillimisht e pastaj në Konferencën e Londrës. Kosova iu kthye shqiptarëve, edhe pse jo tërësisht.”, ka shkruar ajo.

“Serbia, që realisht do të duhej të frikësohej nga kufijtë, ajo në mënyrë permanente po bën politikë për tokat tona. E ka të shkruar në të gjitha elaboratet e memorandumet e akademikëve dhe Kishës Ortodokse prej më se 150 viteve dhe po i zbaton ato projekte.

Ne po frikësohemi edhe të flasim për tokat e territoret tona e lëre më të bëjmë politikë.

Është koha të zgjohemi nga kjo frikë e të bëjmë politikë. Për interesat tona, të vendit tonë.

Asnjëherë nuk kemi pasur miq më shumë e më të fuqishëm!”, ka apeluar Tërmkolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat