Kush dëshmoi kundër komandant ‘Ujkut’, shqiptarët apo serbët?

Aktuale

Kush dëshmoi kundër komandant ‘Ujkut’, shqiptarët apo serbët?

Më: 23 prill 2021 Në ora: 12:18
Seanca kundër Pjetër Shalës

Ka nisur seanca e parë në Gjykatën Speciale kundër Pjetër Shalës, në luftë i njohur me nofkën si komandant “Ujku”.

Ashtu siç raportuan mediat, Prokurorja e Specializuar tha se në këtë çështje janë katër dëshmitarë, deklaratat e të cilëve janë mbështetëse në aktakuzë, teksa parashikohet që të thirren edhe tetë të tjerë

“Ne parashikojmë që na kanë mbetur shumë pak hapa hetimor në këtë proces. Ne do të prezentojmë dhe kemi paraqitur katër dëshmitarë, dhe parashikojmë që do të prezentojmë edhe tetë dëshmitarë të tjerë shtesë. Kjo gjithashtu është pjesë e informacioneve që ua kemi dorëzuar dje”, tha ai.

“Ne kemi paraqitur një zbërthim të materialeve mbështetëse ku janë deklarata të dëshmitarëve, reporte, urdhëra dhe materiale tjera. Presim që materiale tjera që do prezentohen do të jenë në ngjashmëri me këto”, tha tutje Prokurorja.

Ndërkaq në lidhje me këto çështje foli edhe avokati i Shalës.

“Kjo është një pikë shumë e rëndësishme dhe veçantë. Në një situatë të tillë  i jemi përgjigjur thirrjes për të marrë pjesë në këtë proces por është një sasi e madhe materialesh. Ne ende nuk jemi operacional si ekip i mbrojtjes. Mbrojtja konfirmon se synon që kryej hetimet e veta, por s’mund t’u jap një informacion për kohëzgjatjen e aktiviteteve hetimore. Ne kemi ndërmend që të bëjmë kategorizimin specifik për këtë çështje”, tha ai.

Ai tutje tha se redaktimet duhet të hiqen tek emrat e viktimave që pretendohet se janë të të akuzuarit Pjetër Shala.

“Dëshirojmë që të propozojmë disa nënkategori shtesë. Kërkojmë që në mbështetje të aktakuzës të na vijnë sa më shumë  dhe shpejt materialet. Deri tash ka qenë një procedurë e njëanshme, mirëpo tani dëshirojmë që të kemi procedurë ballafaquese me pjesëmarrjen e të dyja palëve. Dëshirojmë që të marrim parashtrimet dhe transkriptit të seancës dhe procedurave të shkuara për të pasur një informacion të plotë mbi procedurën. Ne jemi në dijeni se emrat e viktimave  duhet t’i dijë zoti Shala, prandaj dëshirojmë një procedurë të ballafaqimit”, tha avokati.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat