Ish-ministri i Drejtësisë i reagon Albulena Haxhiut: Publikoje të gjithë dosjen ose do ta dorëzoj në Prokurori

Aktuale

Ish-ministri i Drejtësisë i reagon Albulena Haxhiut: Publikoje të gjithë dosjen ose do ta dorëzoj në Prokurori

Nga: N.Sh Më: 23 prill 2021 Në ora: 13:20
Albulena Haxhiu

Ish-ministri i Drejtësisë, Selim Selimi ka reaguar ndaj ministres Albulena Haxhiut.

Ai përmes një reagimi në Facebook, thotë se Haxhiu ka akuzuar me motive politike.

Ai shkruan se, rasti i tokës për të cilën ka folur Haxhiu ka qenë një proces i cili ka filluar para mandatit të Selimit si ministër, ndërsa shton se, dhënia me qira e tokës ka ndodhur me ankand publik.

Ai e fton ministren Haxhiu që të publikoj të gjithë dosjen, ose do të kërkoj zyrtarisht vet ai dhe do ta publikon, duke shtuar se një dosje personalisht do ta dërgoi në Prokurori.

Ai gjithashtu e ka komentuar edhe rastin për deklasifikimin e pagesave për të akuzuarit në Speciale, që sipas tij, kjo e rrezikon mbrojtjen e të akuzuarve dhe ndikon në dobësimin e pozicionimit të mbrojtësve të Kosovës.

Reagimi i plotë:

Të nderuar qytetarë,

Sot Ministrja e Drejtësisë ka mbajtur një konferencë për shtyp ku ka dhënë një sër akuzash rreth punës sime në Ministri me motive krejtësisht politike.

Më lejoni që të ju informoj, që rasti i tokës së ShKK-së është një proces i cili ka filluar para mandatit tim si Ministër. Ministrja Haxhiu e din këtë shumë mirë. Dhënia me qira e tokës ka ndodhur me ankand publik. Paratë shkojnë direkt në Shërbimin Korrektues. Tokën e kemi ruajtur, kemi mbrojtur shërbimin.

Ftoj ministren që ne bazë të Ligjit për qasje në dokumente publike ta publikojë gjithë dosjen. Nëse nuk e bën këtë ministrja, do ta kërkoj zyrtarisht dosjen dhe do ta publikoj.  Njëkohësisht një kopje do ta dorëzoj personalisht në Prokurori. Dosja e ankandit shumë vjeçar e konfirmon këtë gjë.

Gjithashtu me vendimin për deklasifikimin e pagesave për të akuzuarit në Gjykatën Speciale, sot Ministrja ka vendosur që të rrezikojë mbrojtjen e të akuzuarve dhe ta prishë barazinë e armëve, rrjedhimisht duke ndikuar në dobësimin e pozicionit të mbrojtësve të Kosovës.

Spin doktoratë e VV-së kanë bërë një gabim të madh të diversionit dhe kanë zgjedhur që të fillojnë një betejë të cilën do ta humbin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat