Pas lajmit për shkarkim, Thaçi zbardh bisedën me Albulena Haxhiun dhe ankandin që solli gjysmë milionë euro

Aktuale

Pas lajmit për shkarkim, Thaçi zbardh bisedën me Albulena Haxhiun dhe ankandin që solli gjysmë milionë euro

Më: 23 prill 2021 Në ora: 13:32
Nehat Thaçi

Drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi ka thënë se lidhur me nënshkrimin e kontratës për një pronë të MD-së në Vushtrri e cila ishte nënshkruar nga Thaçi dhe ish-ministri i Drejtësisë Selim Selimi, ishte e njoftuar edhe ministrja Albulena Haxhiu.

“Ministrja e drejtësisë ka zgjedhur njeriun e gabuar për luftë politike. Unë jam profesionist dhe nuk merrem me politikë. Rasti për të cilin paska folur ministrja Haxhiu dhe zëvendësi i saj, është krejtësisht i pastër dhe i ligjshëm. Këtë e dëshmon dosja me dokumente zyrtare e ankandit publik. Për këtë proces , Ministrja ka qen e njoftuar ne mandatin e kaluar dhe e cila ka pajtuar në parim për dhënien me qera të kësaj prone”, tha Thaçi.

Thaçi madje ka zbuluar se gjatë ditës së djeshme ka pasur takim edhe ministren Haxhiu, e cila sipas tij, i ka shprehur respket lidhur me të arriturat e punës së Shërbimit Korrektues të Kosovës.

“Ky proces i nisur për te mirën e shërbimit korrektues ka rezultuar me përfitime për shërbimin në vlerë prej 500 mijë euro. Dje e kam takuar ministren Haxhiu e cila ka shprehur respekt për punën time dhe te arriturat e Shërbimit Korrektues, por ka thënë se  është e detyruar që të dërgoj ne komision disiplinor”, tha më tej.

Ai ka kërkuar që këtë lëndë tra dërgojë në Prokurori të Shteteti, në të kundërtën do ta dërgojë ai.

“Kërkoj nga ajo qe këtë lëndë ta dërgoje në prokurori, ndryshe do ta bëjë unë”, theksoi Thaçi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat