Ja kush është bazamenti i arsimimit sipas ministres Nagavci

Aktuale

Ja kush është bazamenti i arsimimit sipas ministres Nagavci

Më: 23 prill 2021 Në ora: 13:46
Foto nga vendi i ngjarjes

Ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci, tha se arsimi fillor është bazamenti i arsimimit të mëtutjeshëm. Pjesë kyçe e edukimit të hershëm është mësimi nëpërmjet lojërave të ndryshme dhe aktiviteteve sportive. 

"E këtë po ua mundësojmë fëmijëve tanë, nëpërmjet projektit të Organizatës joqeveritare PLAY International", tha Nagavci. 

Sipas minstres Memorandumi i Mirëkuptimit i nënshkruar ndërmjet Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe kësaj organizate, ka për qëllim të promovojë sportin dhe lojën si mjet për integrimin dhe fuqizimin e nxënësve, fillimisht në katër komuna të Kosovës, dhe gradualisht në gjithë vendin. 

Arbërie Nagavci shtoi se projekti do të funksionojë në kuadër të këtyre fushave: Trajnimi i profesionistëve në edukimin formal dhe joformal, ngritja e cilësisë së arsimit në nivelin fillor dhe të mesëm të ulët përmes edukimit sportiv, si dhe aktivitetet me shoqërinë civile dhe institucionet publike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat