Ky ishte personi që alarmoi i pari se Qeveria Hoti, do ti shpërblente me miliona supermarketet

Aktuale

Ky ishte personi që alarmoi i pari se Qeveria Hoti, do ti shpërblente me miliona supermarketet

Më: 23 prill 2021 Në ora: 16:33
Qeveria Hoti

Në tetor të vitit 2020, Qeveria e udhëhequr nga Kryeministri Avdullah Hoti hartoi planin e Rimëkëmbjes në të cilin parashihej ndihma ndaj bizneseve. 

Në listën e publikuar nga Ministri Hekuran Murati janë gjithsejtë 50 biznese që kanë përfituar 60 milionë euro nga pakoja e rimëkëmbjës së hartuar nga Qeveria Hoti.

Në mesin e fituesve ka edhe supermarkete, të cila në total përfituan mbi 2 milionë euro.

E përfituesit që u publikuan dje, ishte dikush i cili e dinte saktësisht se do të ishin supermarketet ato të cilat do fitonin miliona nga kjo pako.

Analisti Blendi Hasaj, alarmonte në dhjetor të vitit 2020, se përmes 60 milionë eurove të shpërndara për bizneset nga Ministria e Financave në tetor të atij viti, rreth 1.6 milionë euro së bashku i kanë përfituar edhe dy markete të mëdha të cilat fitimet neto në vit i kanë rreth 8 milionë euro secila.

"A ka qeveri nga shtetet e varfëra, përveç tonës, që i pasuron bizneset që nuk kanë pasur humbje gjatë pandemisëPërmes 60 milionë eurove të shpërndara për bizneset nga Ministria e Financave në tetor të këtij viti, rreth 1.6 milionë euro sëbashku i kanë përfituar edhe dy markete të mëdha të cilat fitimet neto në vit i kanë rreth 8 milionë euro secila, e të cilat kanë punuar gjatë tërë pandemisë. Non-stop.Çka është më e veçanta, të dyja këto kanë nisur projekte investive, sikurse ndërtim të një objekti gjigant apo hapjes së një pike të madhe të shitjes, mu gjatë pandemisë." shkruante Hasaj asokohe në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat