​Haxhiu e njofton ambasadorin zviceran me prioritetet e ministrisë

Aktuale

​Haxhiu e njofton ambasadorin zviceran me prioritetet e ministrisë

Më: 23 prill 2021 Në ora: 16:43
Ministrja Haxhiu priti në takim Ambasadorin zviceran Thomas Kolly

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu priti në takim Ambasadorin zviceran Thomas Kolly me ç’rast bashkëbiseduan për çështje me interes të veçantë.

Sipas komunikatës ministrore, ambasadori shprehu mirënjohjen e tij ndaj ministres për përkushtimin e saj në forcim dhe zbatim të ligjit, duke iu referuar edhe qeverisjes së kaluar Kurti I, por edhe me angazhimin e treguar që në fillim të mandatit të ri.

Ministrja e informoi ambasadorin rreth prioriteteve që ka ndërmarrë për të fuqizuar sistemin e drejtësisë.

U diskutua për procesin e vettingut, për ballafaqimin me të kaluarën dhe për drejtësinë tranzicionale, krahas së cilës përmendën edhe nevojën urgjente për ngritje të kapaciteteve të prokurorëve të specializuar për krime të luftës.

Ambasadori zviceran dhe bashkëpunëtorët e tij u interesuan edhe për krijimin e mekanizmave kundrejt dhunës në familje e dhunës gjinore.

“Krimi i organizuar dhe korrupsioni në institucione i cili u zhvillua përreth 20 vite ishte shqetësimi tjetër që ndanë së bashku çështje në të cilën ambasadori shprehu mbështetjen e plotë në luftë kundër këtij fenomeni”, thuhet në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat