Alarmon Bajqinovci, mërgata po shqetësohet nga 'Call Center' nga Kosova

Aktuale

Alarmon Bajqinovci, mërgata po shqetësohet nga 'Call Center' nga Kosova

Më: 23 prill 2021 Në ora: 16:56
Mefail Bajqinovci

Ditëve të fundit, shumë mërgimtarë më janë ankuar për shkak të telefonatave apo bezdisjeve nga “Call Center” nga Kosova të cilët çdo ditë i thërrasin, tha anëtari i Komisionit për Siguri dhe Mbrojtje në Kuvendin e Kosovës Mefail Bajqinovci.

Deputeti nga LVV-ja tha se shqetësimi i mërgatës është se si është e mundur që “Call Center” nga Kosova i kanë numrat e mërgatës në Bashkimin Evropian.

Sipas tij dyshimet e mërgatës janë se numrat e telefonit po mirren nga kompanitë ajrore, që nga momenti i rezervimit të biletave.

"Shumë qytetarë e kanë lajmëruar policinë në shtetet ku jetojnë, por është e pamundur ndëhyrja, sepse telefonatat bëhen nga Kosova, pikërisht nga “Call Center” që veprojnë brenda vendit tonë", tha Bajqinovci.

Ai shtoi se mërgata është e shqetësuar me shkeljen e privatësisë, bezdisjen nga “Call Center” që po i pengojnë pothuajse çdo ditë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat