BE shpalos detaje për vizitën e Albin Kurtit në Bruksel

Aktuale

BE shpalos detaje për vizitën e Albin Kurtit në Bruksel

Më: 23 prill 2021 Në ora: 17:09
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti do të qëndrojë në kryeqytetin e Belgjikës dy ditë,  por që nga qeveria nuk kanë bërë të ditur ende agjendën e takimeve.

Zëdhënësi i ekzekutivit të Kosovës Përparim Kryeziu tha se vizita e shefit të tij është në shërbim të marrëdhënieve bilaterale me BE-në.

“Vizita dyditore në Bruksel gjatë mesit të javës së ardhshme është vizitë zyrtare e kryeministrit Kurti gjatë të cilës ai do të takohet me përfaqësues të lartë të institucioneve të Bashkimit Evropian. Vizita në Bruksel është në shërbim të marrëdhënieve tona bilaterale me Bashkimin Evropian”, tha Kryeziu të premten, duke shtuar se në lidhje me agjendën e takimeve do të ju njoftojmë shumë shpejt.

Zëdhënësja e BE-së, Zoi Muletier është shprehur se nuk është planifikuar takim mes palëve javën e ardhshme në Bruksel.

“Sa i përket Dialogut, puna vazhdon, megjithatë asnjë takim nuk është planifikuar për javën e ardhshme dhe ne do të njoftojmë për një takim të tillë kur është e përshtatshme”, ka thënë ajo.

Presidenti serb, Aleksander Vuçiq prite të udhëtojë nesër për në Bruksel, teksa ka deklaruar sot se pret që dialogu me Kosovën të vazhdojë në maj.

Takimet e udhëheqësve kryesorë të BE-së me Kurti dhe Vuçiqin javën që vjen pritet që të bindin palët për një raund të ri të dialogut.

Takimi i fundit i niveli të lartë politik me Kosovës dhe Serbisë ka qenë në shtatorin e kaluar kur ish-kryeministri, Avdullah Hoti u takua me presidentin serb Aleksander Vuçiq.

Ndërkaq, kryediplomati gjerman, Heiko Maas gjatë vizitës së djeshme në Prishtinë u shpreh se njohja e Kosovës nga Serbia do të jetë njëra nga elementet në dialog, por që palët duhet të jenë të gatshme për kompromis.

“Sa i përket dialogut, natyrisht që njohja e Kosovës do të jetë një nga elementet e zgjidhjes përndryshe nuk do të realizohet dhe përtej kësaj nga të dy anët kjo është normale në dialogjet për normalizim ku edhe ka kompromise dhe nuk dua të tërheq linja të kuqe mirëpo e di që përshkak të rrethanave historike do të jetë e vështirë, unë dëshiroj që në fund të procesit të gjejmë zgjidhje dhe dy palët duhet të gjejnë gatishmëri për kompromise”, tha Maas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat