Mali i Zi i gatshëm t’i ndajë përvojat me Kosovën për rrugën drejt BE-së dhe NATO-s

Aktuale

Mali i Zi i gatshëm t’i ndajë përvojat me Kosovën për rrugën drejt BE-së dhe NATO-s

Më: 23 prill 2021 Në ora: 17:56
Ylber Hysa dhe Milo Gjukanoviq

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, ka deklaruar se janë të gatshëm që të ndajnë me shtetin e Kosovës përvojat e tyre për ecjen para në rrugën drejtë Bashkimit Evropian dhe NATO-s.

Ai këto i tha në takimin që pati me ambasadorin e Kosovës në Mal të Zi, Ylber Hysa.

Gjukanoviq ka thënë se Mali i Zi do të ofrojë mbështetje edhe për procesin dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit.

Në njoftimin e Presidencës së këtij shteti thuhet se Hysa dhe Gjukanoviq kanë folur edhe për situatën me pandeminë COVID-19.

“Presidenti ka uruar zgjedhjen e Qeverisë së re të Kosovës dhe ka uruar për zgjedhjen e presidentes Vjosa Osmani, me shpresën që do të kontribuojë në arritjen e qëllimeve të shtetit tonë fqinj, me të cilin i ndajmë dhe për të cilat përpiqemi bashkërisht”.

“Në këtë kontekst, presidenti ka përsëritur gatishmërinë e Malit të Zi që të ndajë me Kosovën përvojat e rëndësishme për progres në rrugën drejt BE-së dhe NATO-s”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat