Përkrahës të VV-së ia montojnë Vehbi Kajtazit një fotografi, ky është reagimi i tij

Aktuale

Përkrahës të VV-së ia montojnë Vehbi Kajtazit një fotografi, ky është reagimi i tij

Më: 23 prill 2021 Në ora: 18:01
Vehbi Kajtazi

Përkrahës të Lëvizjes Vetëvendosje ia kanë montuar një fotografi gazetarit Vehbi Kajtazi.

Në trupin e një gruaje, ata ia kanë vendosur kokën e Vehbi Kajtazit, e për këtë ka reaguar vetë gazetari përmes një cicërime në Twitter.

“Vehbi Kardashian, e bre Allahi ju vraftë po budallë jeni!”, ka shkruar Kajtazi në Facebook.

Së fundmi, Insajderi, në të cilën, Vehbi Kajtazi është kryeredaktor kanë publikuar një dokument ku pati të bëjë me sigurimin e vaksinave antiCOVID, ku thuhet se ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia nuk e pati nënshkruar një dokument që i siguron Kosovës 500 mijë vaksina.

Lidhur me këtë, Vitia thirri konferencë për media, ku edhe kërkoi nga Prokuroria e Kosovës që të hetohet ky rast.

Të nesërmen Policia e Kosovës e ka intervistuar, Parim Olluri, e për këtë pati reagime të shumta nga akterë të ndryshëm politikë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat