Në Prishtinë nuk do të ketë vaksinime kundër Covid-19, janë dhënë të gjitha

Aktuale

Në Prishtinë nuk do të ketë vaksinime kundër Covid-19, janë dhënë të gjitha

Më: 23 prill 2021 Në ora: 18:20
“1 Tetori”

Ministria e Shëndetësisë përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se deri në arritjen e kontingjentit të radhës të vaksinave, në Qendrën e Vaksinimit “1 Tetori” në Prishtinë nuk do të ketë më vaksinime, meqë vaksinat e ardhura nga COVAX të parapara për këtë qendër janë dhënë të gjitha.

“Vaksinimi në këtë qendër do të fillojë kur të arrijnë doza të tjera”, sqaron njoftimi i ministrisë që drejton Arben Vitita.

Nga kjo ministri ndërkohë kanë bërë të ditur se në qendrat e mjekësisë familjare të komunave vaksinimi do të vazhdojë, deri në dhënien e të gjitha dozave.

“Derisa në ato komuna (QKMF) ku ka ende doza të pa administruara, vaksinimi do të vazhdojë ditët në vijim, deri në dhënien e të gjitha dozave në dispozicion”, thuhet në komunikatën e MSH’së.

“Deri tani, me dozën e parë të vaksinës AstraZeneca janë vaksinuar 22.096 persona nga 24 000 dozat e para të marra përmes mekanizimit COVAX”, përfundon njoftimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat