Transformimi i FSK-së, Ambasadori Kosnett dhe Komandanti Rama flasin me zyrtaren e Pengatonit

Aktuale

Transformimi i FSK-së, Ambasadori Kosnett dhe Komandanti Rama flasin me zyrtaren e Pengatonit

Më: 23 prill 2021 Në ora: 19:19
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, ka zhvilluar sot diskutimin virtual me zyrtaren e Pentagonit, Laura Cooper

Ky diskutim kishte temë kryesore, çështjen e transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në një forcë të ndërveprueshme me SHBA dhe NATO-n.

Këtë e ka bërë të ditur vet Ambasadori Kosnett, përmes një reagimi në twitter, ndërsa shton se në këtë diskutim, ishin pjesë edhe Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj si dhe Komandanti i FSK-së, Rrahman Rama.

”Diskutime të hollësishme me zyrtaren e Pentagonit, Laura Cooper, Ministrin Mehaj, & Gjenerallejtënant i FSK-së Rama, për angazhimin tonë të përbashkët për koordinimin SHBA-Kosovë në lidhje me planin 10 vjeçar, çelësin e transformimit në një forcë mbrojtëse të ndërveprueshme me SHBA & #NATO”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat