Albulena Haxhiu reagon pas publikimit të fake news-it nga RTK

Aktuale

Albulena Haxhiu reagon pas publikimit të fake news-it nga RTK

Më: 23 prill 2021 Në ora: 20:04
Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar pas publikimit të lajmit se Prokurorja e cila ka arrestuar Haki Rugovën, është shpërblyer nga ministrja Haxhiu me postin e anëtares së provimit të jurispodencës.

Haxhiu përmes një statusi në Facebook, këtë lajme  ka quajtur ‘fake news’. Madje, ajo ka thënë se do të bëj edhe padi për shpifje ndaj autores së artikullit.

Kujtojmë se ky lajm është publikuar sot në portalin e lajmeve të Radio Televizionit Publik të Kosovës (RTK).

Postimi i plotë i Haxhiut:

Nuk jam aspak kundër lajmeve e artikujve kritikë, por vërtetë janë bërë shqetësuese artikujt pa asnjë fakt e argument që për bazë kanë vetëm paragjykimin e trillimin. Lajmit të sotëm publikuar në RTK me titull: ‘’MINISTRJA HAXHIU SHPËRBLEN PROKUROREN QË E ARRESTOI HAKI RUGOVËN’’ nuk mund t’i them asgjë tjetër përveç ‘Fake Neës’.

Në Republikën e Kosovës askush nuk mund të ndalojë të drejtën e shprehjes, mendimit të lirë, por prapa kësaj të drejte nuk mund ta fshehim dezinformimin sikur ky artikull. Liria e shprehjes nuk nënkupton asesi cenimin dhe sulmin pa bazë ndaj një personi, kushdo qoftë ai.

Me qëlllim zbardhjen edhe më shumë të kësaj të pavërtete, mbështjen për median e vërtetë dhe raportimin korrekt, unë do të dorëzojë padi për shpifje ndaj autores së artikullit dhe mediumit që e ka publikuar këtë të pavërtetë. Ky ishte opsioni i fundit si përgjigje ndaj këtij artikulli të rremë dhe kësaj mendësie të sulmit të pabazuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat