Sa orë në ditë po i kalon Albin Kurti në zyrën e kryeministrit?

Aktuale

Sa orë në ditë po i kalon Albin Kurti në zyrën e kryeministrit?

Më: 23 prill 2021 Në ora: 20:38
Albin Kurti

Albin Kurti, ka bërë një muaj prej se ka ardhur në pozitën e kryeministrit të Kosovës.

“Nga 14 orë në ditë, tash e një muaj” – Kaq kohë, sipas vartësve, kryeministri Albin Kurti po i kalon në punë që nga 23 marsi kur e mori detyrën për herën e dytë.

E në këtë kohë më së shumti u mor me pandeminë dhe vaksinat, për çka vartësit e tij krenohen se më shumë ka të shëruar sesa të infektuar.

Ndërsa vendimi kryesor deri tani cilësohet të jetë inicimi i konfiskimit të pasurisë.

Kështu ka deklaruar, zëdhëndësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.

Ai poashtu ka bërë të ditu se programi qeverisës, do publikohet javën e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat